Sport

Wenger: Mustafi nuk kërkoi largimin nga Arsenali

Descriptive Text

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, insiston se mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi, nuk ka kërkuar të largohet nga klubi gjatë kësaj vere.

"Ai donte të qëndronte. Shikoni atë tash", ka thënë Wenger për "The Evening Standard" të hënën. Për Mustafin, 25-vjeçar, është raportuar se ka kërkuar largimin për t'iu bashkuar Interit.

Reprezentuesi i Gjermanisë tek Arsenali u transferua në verën e vitit të kaluar nga Valencia. Me ekipin anglez ka kontratë deri në verën e vitit 2021.