Sport

Bale preferon trofetë me Realin në vend se të kalojë tek Unitedi

Descriptive Text

Greth Bale beson se fitorja e trofeve me Real Madridin është më e rëndësishme se që të jetë yll i një klubi si Manchester Unitedi.

Uellsiani është lidhur me një kalim tek Old Traffordi qe një kohë të gjatë, ndërsa së fundmi u fol edhe mundësia e transferimit të tij për 100 milionë euro.

Ai, gjithsesi, beson se zgjedhja më e mirë për karrierën e tij është që të qëndrojë në Santiago Bernabeu.

“Mendoj se gjëja kryesore për të cilën do të shikoni më pas në karrierë, është për trofetë tuaj. Në fund të fundit kjo është më e rëndësishmja”, ka thënë 28-vjeçari duke demantuar raportimet për largim nga Reali.