Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mirel Josa te Prishtina

Trajneri i njohur shqiptar, Mirel Josa, ka arritur një marrëveshje bashkëpunimi me klubin e futbollit Prishtina.

Josa, që suksesin më të madh në karrierë e pati me Skënderbeun, do të jetë drejtor sportiv i klubit kryeqytetas.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një tjetër.

Ish-mesfushori i Tiranës, si trajner ka të fituar rekord pesë tituj kampioni; me Tiranën njëherë (2003/04) dhe me Skënderbeun katër herë rresht (2012/13, 2013/14, 2014/15 dhe 2015/16). Me Skënderbeun ka luajtur në UEFA Evropa Ligë në grupe në edicionin 2015/16.