Sport

89-shi e Vëllaznimi mbajnë hapin me kreun

Skuadra kampione, Trepça '89, i është kthyer fitores pas disfatës në xhiron e dytë nga Liria. Ekipi mitrovicas, të dielën ka mposhtur Drenicën për të mbajtur hapin me skuadrat lidere, Ferronikeli e Llapi që kanë nga shtatë pikë.

Trepça '89 bashkë me Vëllaznimin e Prishtinën kanë nga gjashtë pikë në pozitat 3, 4 e 5, shkruan sot “Koha Ditore”.

89-shi fitoren e dytë në këtë edicion e arriti të dielën në stadiumin “Riza Lushta”, pasi mposhti Drenicën me rezultatin 1:0, në kuadër të javës së tretë të Superligës së Kosovës në futboll.

Golin e vetëm për kampionen e shënoi Florent Hasani.

Fitore të dielën shënoi edhe Vëllaznimi, që mposhti bindshëm 3:0 Vllazninë e Pozheranit, ndërkohë katër ndeshjet tjera të kësaj xhiroje janë luajtur të shtunën e të premten.

Trajneri i Trepçës '89, Zekirija Ramadani u nda i kënaqur me fitoren, por jo edhe me lojën... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.