Sport

Serbet tregohen josportive pasi humbin duelet me kosovare

Rreth një muaj më parë, kreu i Komitetit Olimpik të Serbisë, Bozhidar Malkoviq, deklaroi se sportistët serbë nuk do të largohen nga podiumi, edhe nëse atë e ndajnë me sportistë nga Kosova. Por, kur erdhi mundësia e parë që serbët të tregojnë sportivitetin, nuk e bënë.

Xhudistët serbë shpërfillën urdhrin e presidentit të Komitetit Olimpik të Serbisë, Malkoviq, shkruan sot “Koha Ditore”. Dy garueset nga Serbia nuk u ngjitën në podium gjatë ceremonisë së pranimit të medaljeve në kategoritë kur triumfuan Disitria Krasniqi (52 kg) dhe Loriana Kuka (70 kg.) në Kampionatin Ballkanik që përfundoi të shtunën në Shkup.

Si Krasniqi ashtu edhe Kuka morën medalje të arta. Serbet nuk respektuan as intonimin e himnit të Kosovës. Dhe kjo nuk është hera e parë që sportistët e vendit fqinj tregojnë josportivitet.

“Nëse kjo nuk i pëlqen kreut shtetëror, atëherë le të më ndërrojë. Nëse dikush në shtet është kundër kësaj, atëherë duhet të më ndjekë. Nuk e njohim Kosovën, kjo është e qartë për të gjithë, por kur sportistët fitojnë medalje, duhet të qëndrojnë në podium, pavarësisht se kush tjetër është në atë podium”, pati thënë Malkoviq muajin e shkuar në një intervistë për “nedeljnik.rs” ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.