Sport

Unitedi dëshiron Lemarin

Descriptive Text

Manchester Unitedi ka “kërcënuar” se do të transferojë cakun e Arsenalit, Thomas Lemar.

“Topçinjtë” ishin gati të ofronin 100 milionë euro për 21-vjeçarin e Monacos në ditën e fundit të afatit kalimtar, por shpresat u shuan në fund, pasi mesfushori ofensiv dëshiroi të mbetej në Ligën e Kampionëve.

Tani, sipas “The Mirror”, “Djajtë e Kuq” duan të hyjnë në garë për Lemarin në janar, pasi Ivan Perishiqi i Interit ka nënshkruar marrëveshje të re me klubin.