Albert Bunjaki i ka vetëm edhe 180 minuta në krye të Përfaqësueses së Kosovës.
Largimi i tij nga kreu i bankinës së përfaqësueses kosovare, tashmë është zyrtarizuar nga Federata e Futbollit të Kosovës (FFK). Sfida me Ukrainën dhe Islandën që luhen në muajin tetor, janë të fundit që drejtohen nga Bunajki.
Ndërkohë, FFK qysh tash është duke menduar për pasardhësin e tij. Në opinion flitet për disa emra që mund të marrin ‘timonin’ e përfaqësueses kosovare.
Një ndër emrat e përfolur për të marrë drejtimin e Kosovës është ish-futbollisti, Ardian Kozniku.
Kozniku, me prejardhje nga Gjakova, por që kulmin e karrierës së tij e kishte arritur me kombëtaren e Kroacisë, në një intervistë për kp, është shprehur i gatshëm të marr drejtimin e përfaqësueses së Kosovës. Ai thotë se edhe më parë ka bërë të ditur se është i gatshëm që ta marrë drejtimin e Kosovës, por sipas tij, kjo çështje nuk varët nga ai, por nga njerëzit që janë në krye të futbollit.
“Pyetje më vend, por e vërtetë se dëgjojmë, po i përcjellim mediat për kryetrajnerin dhe se askush nuk është i përjetshëm në ekipe. E sa i përket pyetjes suaj përgjigja ime është se unë e kam thënë disa herë, më vite e kam thënë se jam i gatshëm, jo veç unë, por janë edhe disa të tjerë, unë, Lorik Cana, Besnik Hasi, mirëpo, unë jam i gatshëm në këtë moment, e kam thënë dhe e them jam i gatshëm, nuk varet prej meje, por varët nga njerëzit që janë të kyçur, por unë nuk kam asgjë konkrete dhe vetëm premtime, e tash të shohim, presim”, ka thënë Kozniku.
Kozniku, i cili jeton në Kroaci, ka folur edhe për karrierën e tij futbollistike. Ai thotë se majat e karrierës i ka arritur me kombëtaren e Kroacisë, por sipas tij, ai ka përfaqësuar edhe futbollin e Kosovës, pasi që në atë kohë Kosova nuk ishte pjesë e UEFA-së dhe FIFA-së.
“Unë i lindur në Kosovë, gjakovar, shqiptar, megjithëse karrierën nuk e kam bërë në Kosovë, kulminacionin e kam arritur më ekipin e Kroacisë. Unë jam krenar që kam luajtur për reprezentacionin e Kroacisë, dhe për fat të keq Kosova atëherë nuk ka qenë e pranuar, kështu që kam luajtur për Kroacinë, por unë edhe pse nuk kam luajtur për Kosovën kam dhënë një pasqyrë për futbollin kosovar për shkak se vij prej Kosovës”, tha Kozniku.
Ai nuk është aspak i kënaqur me paraqitjet dhe rezultatet e përfaqësueses së Kosovës në kualifikueset e Kupës së Botës ‘Rusi 2018’.
Sipas tij, përveç barazimit me Finlandën në ndeshjen e parë, në gjitha ndeshjet tjera, Kosova ka zhgënjyer më paraqitjet në ndeshjet e deritashme.
-
10 shtator 2017 15:19
-
Shpërndaje në: