Sport

Unitedi rikthehet për Griezmannin, ofron 110 milionë euro

Descriptive Text

Mediat angleze raportojnë se Manchester Unitedi i është rikthyer garës për yllin e Atletico Madridit, Antoine Griezmann.

Daily Star raporton se “Djajtë e Kuq” kanë gati rreth 110 milionë euro për francezin, i cili ishte i lidhur me një kalim në “Old Trafford” edhe në afatin kalimtar të verës, transmeton Koha.net.

Megjithatë, ky transferim raportohet se mund të ndodhë në afatin kalimtar të verës në vitin 2018.