Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Stephens kampione e US Open

Sloane Stephens e ka mposhtur në finale Madison Keys, për të fituar titullin e parë të US Open në karrierën e saj.

Amerikania Stephens, e 83-ta në ranglistën botërore të tenisit për femra (WTA), ka arritur fitore 2-0 në sete, ndaj amerikanes tjetër Keys, 6-3 dhe 6-0, transmeton kp.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pas fitimit të këtij titulli, 24 vjeçarja, e cila tashmë vonë është rikthyer nga lëndimi që pësoi në Wimbledon, vitin e kaluar, do të hyjë në ‘Top 20’, në ranglistën e WTA-së.

“Kisha një operacion në janar, dhe nëse atëherë, dikush do më thoshte se do ta fitoja US Open-in këtë vit, do thosha se është e pamundur”, është shprehur Stephens.