Sport

Bytyqi la Belgjikën për të bërë histori me Liburnin

Ekipi i futsallit nga Gjakova, FC Liburn, impresionoi në paraqitjen e parë në gara evropiane, përkatësisht në UEFA Futsal Cup, shkruan sot Koha Ditore.

Në raundin preliminar, Liburni përfundoi lider i Grupit B me nëntë pikë të tubuara nga tri ndeshje të zhvilluara. Shënoi 20 gola dhe pranoi shtatë, duke gjunjëzuar ekipet si Titograd nga Mali i Zi (7:2), Vytis nga Letonia (7:3) dhe Differdange nga Luksemburgu (6:2).

Me këtë bilanc ekipi gjakovar është kualifikuar në raundin kryesor (Main Round) të garës së vetme evropiane për klube të futsallit (futboll të sallës), ku do të ketë punë me ekipet si Nacional Zagreb (Kroaci), Garges Djibson (Francë) dhe FC Leo (Armeni). Ndeshjet e kësaj faze do të zhvillohen gjatë muajit tetor në qytetin e Zagrebit.

Njëri prej më meritorëve që Liburni pa telashe dhe pa përforcime të huaja kaloj më lehtësi raundin preliminar vlerësohet trajneri Bekim Bytyqi.

Bytyqi, edicionin e shkuar la familjen në Belgjikë për ta udhëhequr Liburnin drejt titullit të kampionit dhe kupës së Kosovës në futsall...(Më gjerësisht mund të lexoni sot në “E diela me Koha Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.