Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Stoke City ndal hovin e Unitedit

Stoke City ka ndalur serinë e fitoreve të Manchester Unitedit.

Në xhiron e katërt skuadra e Jose Mourinhos barazoi në udhëtim te Stoke City me rezultat prej 2 me 2, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Protagonist në këtë përballje ishte edhe ylli shqiptar, Xherdan Shaqiri që asistoi në golin e barazimit të Stoke Cityt.

Vendasit kaluan të parët në epërsi përmes Choupo-Motingut, i cili shënoi në minutën e 43, por kjo epërsi e vendasve nuk zgjati shumë pasi në minutën e 45+1 ishte Rashfordi që shënoi golin e barazimit.

Në pjesën e dytë Lukaku i dha epërsinë Unitedit duke shënuar në minutën e 57, por pas 5 minutave Stoke City arriti të barazoi shifrat përmes Choupo-Motingut, që shënoi pas asistimit të Shaqirit.

Unitedi mbetet lider me 10 pikë, derisa Stoke City në vendin e 10 ka 5 pikë.