Sport

Xhudistët kosovarë rrëmbejnë dy të arta, tri të argjendta, e një të bronztë në Kampionatin Ballkanik

Descriptive Text

Xhudistët kosovarë kanë shënuar edhe një sukses të madh në garat ndërkombëtare.

Trajneri Driton Kuka përmes një postimi në Facbook ka bërë të ditur se në Kampionatin Ballkanik në Shkup xhudistët kosovarë rrëmbyen gjashtë medalje, dy të arta, tri të argjendta e një të bronztë, transmeton Koha.net.

“Në Shkup përfundoi Kampionati Ballkanik i xhudos me pjesëmarrjen e 11 shteteve të Ballkanit. Kosova fitoi dy medalje të arta, Distria Krasniqi 52 kg, e Loriana Kuka në 78kg. Kurse medalje të argjendta fituan, Fjolla Kelmendi 48kg, Flaka Loxha 57kg, dhe Laura Fazliu 63kg. Kurse medalje të bronztë mori Akil Gjakova në 73kg”, ka shkruar Kuka.

Ai më tutje ka thënë se, “më gëzon fakti që ka vazhdimësi dhe emra të rinj po dalin në skenën ndërkombëtare”.

Kuka ka lavdëruar paraqitjen e kampioneve ballkanike Krasniqit e Kukës, të cilat rrëmbyen të artat duke fituar të gjitha luftërat me ippon.

“Performancë të shkëlqyeshme kishin dy kampionet ballkanike Distria e Loriana, që krejt luftërat i kanë fituar me ippon. Pa medalje mbetën Kushtrim Gashi, Korab Morina dhe Blenard Begu. Referim me sukses në garë kishte Linda Cena”, ka shkruar Kuka.