Sport

Mane s’do të luajë deri në tetor në Premier Ligë

Liverpooli pritet të jetë pa Sadio Manen deri në tetor për ndeshjet e Premier Ligës, pas kartonit të kuq që mori në takimin e sotëm ndaj Manchester Cityt.

Mane u përjashtua pas një ndërhyrje shumë të rrezikshme ndaj portierit të Manchester Cityt, Ederson, i cili u detyrua të marrë ndihmën mjekësore dhe të dalë nga fusha pas asaj ndërhyrje të yllit të Liverpoolit, transmeton Koha.net.

Ai do të jetë në dispozicion të Liverpoolit për ndeshjet e Ligës së Kampionëve në këtë muaj ndaj Sevillës e Spartak Moskës, por pritet të mungojë në dy ndeshjet e Premier Ligës ndaj Leicesterit dhe Burnleyt, raporton Liverpool Echo.

Ai pritet të rikthehet në ndeshjen ndaj Newcastle Unitedit, më 1 tetor.

Image