Sport

Marotta: Serie A të shkurtojë afatin kalimtar si Premier Liga

Menaxheri gjeneral i Juventusit, Giuseppe Marotta ka mirëpritur vendimin e klubeve të Premier Ligës që të shkurtojë afatin kalimtar, dhe një gjë të tillë dëshiron që ta bëjë edhe Serie A.

Klubet angleze sot kanë votuar që afati kalimtar të mbyllet para se të fillojë kampionati, transmeton Koha.net.

“Ky është një vendim që e kam pritur me shumë kënaqësi. Kjo është zgjedhja e duhur. Duke pasur një afat kalimtar kaq të gjatë krijon trazira, një klub i mirëfilltë ka sukses duke planifikuar një fushatë transferimi”, është shprehur Marotta, që është edhe kryetar i Shoqatës së Drejtorëve Sportivë.

Ai më tutje ka thënë se, “afati kalimtar duhet të limitohet pasi nuk duhet që lojtarët të lëvizin në momentin që fillon liga. Serie A duhet të adresojë këtë në FIGC, me një opinion të fuqishëm nga klubet. Vendimi merret nga Federata, por ligat e mëdha duhet të jenë në linjë”.