Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shkurtohet afati kalimtar në Premier Ligë

Klubet e Premier Ligës kanë votuar në favor të shkurtimit të afatit të verës para se të fillojë sezoni i ri.

Gjatë 15 vjetëve të fundit, klubet në Angli kanë pasur të drejtë të blejnë dhe shesin lojtar deri në fund të muajit gusht, rreth tre javë pas fillimit të sezonit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në votimin e mbajtur sot klubet e Premier Ligës kanë aprovuar që afati i verës të mbyllet të enjten, dy ose tre ditë para se të fillojë sezoni në muajin gusht.

Kjo rregull aplikohet vetëm për blerje të lojtarëve, ndërsa klubet angleze kanë të drejtë të shesin lojtarë në ligat tjera, afati i të cilave mbetet i hapur deri më 31 gusht.