Sport

Arsenali shkelet nga makineria bavareze

Descriptive Text

Bayern Munichu ka turpëruar Arsenalin midis Londrës duke mposhtur djelmoshat e Arsene Wengerit me rezultat 5 me 1 dhe atë të përgjithshmin 10 me 2.

Walcot realizoi golin e parë, i cili i dha shpresë Arsenalit për ndonjë rezultat pozitiv, por Bayerni tregoi forcën në pjesën e dytë.

Fillimisht realizoi Lewandowski nga penaltia ndërsa më vonë realizoi Robben për 2 me 1.

Golin e tretë të Bayernit e realizoi Douglas Costa kurse krejt në fund të takimit Arturo Vidal realizoi dy gola për fundosjen e Arsenalit në Londër.