Sport

Mbappe: Paratë nuk i paguaj unë

Transferimi më i ri i PSG-së, Kylian Mbappe ka thënë se nuk do ta lejojë asnjë çmim të peshojë mbi të, pasi është shprehur se nuk është ai që paguan paratë.

18 vjeçari është huazuar te PSG-ja me të drejtë blerje në fund të sezonit për 180 milionë euro, transmeton Koha.net.

“Çmimi është ashtu si është, nuk do të më peshojë. Unë nuk e kam menaxhuar transferimin, paratë nuk shkojnë në xhepin tim, por as nuk më dalin”, është shprehur Mbappe, raporton Goal.

Ai ka thënë se është i uritur për trofe, dhe kjo është arsyeja që është transferuar te PSG-ja.