Shqipëria me tri mungesa të rëndësishme ndaj Spanjës Foto: Reuters

Shqipëria me tri mungesa të rëndësishme ndaj Spanjës

06 shtator 2017 12:24

Shqipëria do të përballet me liderin e grupit me mungesa të shumta.

Trajneri i Shqipërisë, Christian Panucci nuk do të mund të llogarisë në tre titullarë për ndeshjen e 6 tetorit përballë Spanjës.

Mërgim Mavraj, Odise Roshi dhe Burim Kukeli janë ndëshkuar me kartonë të verdhë në ndeshjen me Maqedoninë në të cilën kuqezinjtë barazuan 1:1 dhe kësisoj ata nuk do të mund të paraqiten në sfidën e ardhshme, transmeton kp.

Tani i mbetet Panuccit që të mendojë për të gjetur zëvendësuesit e këtyre tre lojtarëve shumë të rëndësishëm për ekipin.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme