Sport

Shpërthejnë kritikat ndaj Messit pas barazimit të Argjentinës

Argjentina nuk arriti më shumë sesa një barazim 1-1 me Venezuelën në shtëpi, duke rrezikuar edhe vendin e pestë në grup që çon në “play-off” në kualifikimet për botëror.

Skuadra e Sampaolit nuk shkëlqeu dhe me yjet si Messi, Di Maria, Dybala apo Icardi që nuk dhanë atë që pritej. Gjithsesi, shtypi argjentinas në shënjestër pati yllin e Barcelonës pas kësaj ndeshjeje, transmeton kp.

“Lojtari më i mirë në botë nuk mund të jetë thjesht një numër në fushë”, shkruan “Ole”.

“Messi nuk mund të luajë në një nivel kaq të ulët. Mungesa e lojtarëve të tjerë që flasin gjuhën e tij futbollistike në fushë nuk i heq përgjegjësitë. Leo luajti një pjesë të parë të pranueshme. E nisi shumë mirë dhe menduam se do të shpërthente, por nuk shpërtheu”, vazhdon Ole.