Sport

Neymari i kundërpërgjigjet presidentit të Barcelonës

Neymari i është kundërpërgjigjur presidentit të Barcelonës, Josep Maria Bartomeu në një postim në Instagram.

Bartomeu kishte thënë se, “Barcelona ka bërë gabim duke i besuar Neymarit dhe babait të tij aq shumë”.

25 vjeçari u largua drejt PSG-së në këtë afat kalimtar për 222 milionë euro, që e bën atë lojtarin më të shtrenjtë në histori.

Kur një llogari në Instagram kishte postuar citatin Bartomeus, i është kundërpërgjigjur Neymari në komente duke thënë se, “ky president nuk di asgjë”.

Image