Sport

Werner i jep shpresë Gjermanisë për mbrojtje të titullit

Timo Werner me golat e tij ka arritur të sigurojë një vend në përbërjen startuese, përkatësisht në sulm të Gjermanisë, pas vetëm tetë ndeshjeve me përfaqësuese.

Mario Gomez me përvojë, përkulet para talentit 21-vjeçar, kur ka mbetur më pak se një vit para fillimit të Botërorit të futbollit "Rusia 2018", përcjell Koha Ditore shkrimin e Reuters.

Werner ka shpërthyer në skenën ndërkombëtare vitin e kaluar dhe ka shënuar gjashtë gola deri me tash për Gjermaninë, përfshirë tri në Kupën e Konfederatave këtë verë, ku ndau epitetin e golashënuesit më të mirë.

Sulmuesi i RB Leipzigut, shpejtësia dhe shumëllojshmëria e të cilit në sulm i ka dhënë Gjermanisë dukshëm më tepër opsione, ka arritur të futet në skuadrën e parë të Gjermanisë dhe me dy golat e shënuar në fitoren e thellë 6:0 ndaj Norvegjisë të hënën mbrëma, e ka shtrënguar fort vendin e titullarit...(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.