Federata e Basketbollit e Malit të Zi është dënuar me dy mijë euro, pasi që trajneri i kësaj përfaqësueseje Bogdan Tanjeviq kishte ndezur një cigare dhe ishte larguar nga konferenca për media, pas takimit me Hungarinë në kampionatin evropian.
Komiteti teknik i FIBA-s ka sanksionuar sjelljet e Tanjeviqit me nga një mijë euro për shkak të pirjes së duhanit dhe për shkak se para gazetarëve kishte dërguar asistentin Boshko Radoviq, transmeton Vijesti nga Podgorica, shkruan KP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo