Sport

Kombëtarja kërkon fitore ndaj Maqedonisë

Seleksionuesi i Shqipërisë, Christian Panucci, ka respekt të madh për Maqedoninë, mirëpo ai thotë se në ndeshjen e së martës kombëtarja do të futet për fitore.

Shqipëria do të përballet me Maqedoninë të martën (sot, 20:45) në ndeshjen e xhiros së tetë të Grupit G të eliminatoreve për Botërorin “Rusia 2018”, shkruan sot “Koha Ditore”.

Me një fitore në Strumicë, Shqipëria gati sa do të siguronte pozitën e tretë në grup. Shqipëria aktualisht është e treta me 12 pikë pas shtatë ndeshjeve.

Ka tri pikë më tepër se Izraeli që zë vendin e katërt dhe gjashtë më tepër se Maqedonia që është e pesta. Spanja kryeson grupin me 19 pikë, ndërsa Italia është e dyta me 16 sosh.

“Kemi shumë respekt për Maqedoninë, por do të mundohemi t'i krijojmë probleme lojtarëve të saj, duke i sulmuar, do të mundohemi që të prishim rrjedhën e lojës së tyre. Është e vërtetë që luajnë mirë, por karakteristika më e mirë e Maqedonisë, të cilën e pash ndaj Izraelit, është se nuk lejon kundërshtarin të luajë”, ka thënë Panucci në konferencë për media të hënën... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.