Sport

Gjermania e pamëshirshme ndaj Norvegjisë

Gjermania ka mposhtur thellë Norvegjinë në Grupin C kualifikues për Botërorin Rusia 2018, me rezultat 6 me 0.

Mesut Ozil shënoi i pari. Pas tij realizuan edhe Julian Draxler dhe Timo Werner dy herë në pjesën e parë.

Në të dytën Leon Goretzka dhe Mario Gomez shënuan për rezultatin përfundimtar.

Në tabelë Gjermania prin me 24 pikë, pesë më shumë se Irlanda Veriore.