Riner vazhdon dominimin në peshën e rëndë

Riner vazhdon dominimin në peshën e rëndë

04 shtator 2017 12:21

Imagjinoni të keni dominuar në një sport për gati një dekadë, duke fituar 128 meçe rresht në rrugën drejt titullit të tetë të botës, që është rekord.

Çfarë tjetër mund të jetë aty për të arritur?

Në rastin e Teddy Rinerit, ka shumë më tepër. Ndjekja për histori të sportit duket se kurrë nuk ndalet për xhudistin francez, që ka dominuar sërish peshën e rëndë në xhudo, duke fituar të shtunën të artën e botës në Budapest, shkruan CNN, transmeton “Koha Ditore”.

“Është një ditë e madhe për mua, familjen time dhe federatën time. Kjo e artë është franceze. Kjo medalje e artë është e imja!” ka thënë Riner.

Riner 28-vjeçar nuk ishte ngjitur në tatami për një luftë zyrtare qëkur fitoi të artën olimpike në Rio de Janeiro më tepër se një vit më parë.

Shumë ka ndryshuar që nga atëherë, e ndër to edhe rregullat, por prapë vendi i tij në sport mbetet i pakontestueshëm.

Me gjatësi 204 centimetra dhe peshë prej 141 kilogramë, xhudisti francez ishte impresiv.

Kundërshtar më të mëdhenj dhe më të rëndë qëndruan në rrugën e Rinerit - përfshirë egjiptianin Maisara Elnagar me 151.8 kilogramë dhe brazilianin Rafael Silva të rëndë 167.8 kilogramë, por asnjëri nuk arriti të ndalë atë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme