Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Isco ndriçon “Bernabeun” me performancë impresive

Isco ka dëshmuar për pasurinë që ka Spanja në mesfushë me një performancë të papërmbajtshme, duke udhëhequr përfaqësuesen drejt fitores 3:0 të shtunën ndaj Italisë në eliminatore për Botërorin “Rusia 2018”.

Ishte një performancë që ka bërë për vete edhe seleksionuesin e Italisë, Gian Piero Ventura, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”. Mesfushori i Real Madridit, Isco po bënte vetëm paraqitjen e gjashtë si titullar për përfaqësuesen e Spanjës dhe nuk ka luajtur në asnjë ndeshje si titullar për Spanjën në një turne të madh.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mirëpo, ai ka ndriçuar stadiumin “Santiago Bernabeu” në Madrid të shtunën mbrëma, dhe përfaqësuesen e Spanjës e ka afruar edhe më tej te Botërori 2018, pasi që Spanja ka epërsi komode në Grupin G.

Ish-mesfushori i Malagas dërgoi Spanjën në epërsi me dy gola të bukur, një nga gjuajtja e lirë dhe një tjetër pasi dribloi dhe gjuajti ulët për të mposhtur Gianluigi Buffonin.

Ai ka trullosur edhe më tej kundërshtarët e tij në pjesën e dytë, ndër të tjera duke i futur edhe topin mes këmbëve Marco Verattit.

“Ishte e jashtëzakonshme të shohësh një lojtar aq të mirë si Isco, ai është lojtar i madh dhe ka bërë shumë gjëra të rëndësishme sonte. Vetëm shikoni atë moment në pjesën e dytë kur i futi topin mes këmbëve Verattit, ai ishte në mes të dy lojtarëve dhe e bëri këtë, tregon se është lojtar vërtet i madh. E uroj atë dhe doja të ngrihesha në këmbë dhe të aplaudoja gjatë ndeshjes, pasi pëlqej të shoh teknikë të tillë”, ka thënë seleksionuesi i Italisë, Ventura... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.