Kombëtarja e Shqipërisë në futboll të dielën ka marrë rrugën drejt Maqedonisë, nën masa të rrepta sigurie. Shqipëria në mbrëmje është akomoduar në Shkup, kurse të hënën (sot) në mëngjes do të marrë rrugën drejt Strumicës, ku edhe do të zhvillohet ndeshja kundër Maqedonisë, në kuadër të eliminatoreve për botërorin e futbollit “Rusia 2018”.
Kjo ndeshje zhvillohet të martën prej orës 20:45 dhe i takon Grupit G eliminator, shkruan sot “Koha Ditore”. Në Strumicë kombëtarja shqiptare do të ketë sigurimin privat për shkak të frikës se mund të ndodhë ndonjë incident, pasi ky vend është i populluar nga maqedonasit dhe me prirje antishqiptare.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSi Shqipëria ashtu edhe Maqedonia në ndeshjen e së martës do të futen pas fitoreve që i regjistruan të shtunën, ndaj Lihtenshtajnit (2:0) dhe Izraelit (1:0).
Shqipëria është e treta në grup me 12 pikë, gjashtë më shumë se Maqedonia që renditet e parafundit. Dueli i parë ndërmjet këtyre dy skuadrave në Elbasan kishte zgjatur dy ditë për shkak të reshurave të mëdha të shiut dhe ka përfunduar me fitoren minimale të Shqipërisë (2:1).
Seleksionuesi i Shqipërisë, Christian Panucci, që debutoi me fitore ndaj Lihtenshtajnit, ka kërkuar pikët e plota edhe në duelin me Maqedoninë, ndonëse e ka vlerësuar si shumë të vështirë. Panucci për këtë ndeshje do ta ketë në dispozicion sulmuesin Armando Sadiku, i cili për shkak të problemeve shëndetësore nuk u aktivizua fare ndaj Lihtenshtajnit... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.