Sport

Sipahi, përfaqësuesi i Kosovës në Eurobasket

Kosova nuk është pjesë e Eurobasketit, por e ka përfaqësuesin e saj në kampionatin evropian të basketbollit, që nisi më 31 gusht dhe që po mbahet në katër vende.

Është fundori Kenan Sipahi (Spahiu) që po luan me përfaqësuesen e Turqisë. 22-vjeçari i lindur në Prishtinë është paraqitur në përbërjen startuese të Turqisë në dy ndeshjet e deritashme, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në kuadër të grupit D, ndeshjet e të cilit luhen në Stamboll, Turqia fillimisht pësoi 76:73 nga Rusia të premten, ndërsa të shtunën fitoi 84:70 ndaj Britanisë së Madhe. Sipahi ndaj Rusisë në parket i kaloi 18 minuta dhe realizoi gjashtë pikë. Pati edhe katër kërcime e një asistim.

Ndaj Britanisë luajti edhe më shumë, 25 minuta. Realizoi tri pikë, gjashtë kërcime e tri asistime. Të hënën (sot) Turqia luan ndaj Serbisë, në ndeshjen shumë të rëndësishme... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.