Belgjika është përfaqësuesja e parë europiane që ka siguruar një biletë për Kampionatin Botëror “Rusia 2018” dhe për këtë duhet t’i falënderohet Romelu Lukakut i cili realizoi golin e fitores dramatike kundër Greqisë.
Belgët realizuan fitore 2 me 1 për t’u bërë përfaqësuesja e gjashtë që siguron një vend në Botëror, së bashku me Brazilin, Japoninë, Iranin dhe Meksikon. Këtu mund të llogaritet edhe Rusia që është e kualifikuar si mirëpritëse.
Fitorja pozicionoi Belgjikën në vendin e parë të grupit H me 22 pikë, tetë pikë larg Bosnjës që fitoi 4 me 0 kundër Gjibraltarit, kur kanë mbetur edhe dy lojë për t’u zhvilluar.
Golin e epërsisë për belgët e shënoi Jan Vertonghen në minutën e 70. Festa e “Djajve të Kuq” ishte vetëm tre minuta kur Zeca shënoi për barazimin e Greqisë.
Por një minutë më vonë ishte Lukaku që e dërgoi Belgjikën në Botëror me një gol të realizuar me kokë.