Sport

Kosova pëson humbjen e gjashtë në kualifikime, mposhtet sërish nga Kroacia

Kosova ka pësuar humbjen e gjashtë në kualifikime pasi është mposhtur 1 me 0 nga Kroacia në xhiron e shtatë të Grupit I kualifikues për Botërorin 2018.

Domagoj Vida realizoi golin e vetëm në ndeshje në minutën e 74-të. Ai shënoi me kokë pas harkimit të Luka Modriqit.

Edhe Kosova pati rastet e veta. Amir Rrahmani dhe Valon Berisha ishin më së afërmi për të shënuar gol.

Në tabelën e Grupit I, Kosova mbetet e fundit me vetëm një pikë nga 7 ndeshje. Kosova më 5 shtator pret Finlandën në “Loro Boriçi” të Shkodrës.