Sport

Reali e refuzoi Sanchezin

Alexis Sanchez ishte shumë afër kalimit te Manchester City në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës.

Megjithatë, largimi i tij nga Arsenali nuk ndodhi për shkak se “Topçinjtë” dështuan të transferojnë Thomas Lemarin e Monacos.

Tani “Don Balon” shkruan se Alexis Sanchez i ishte afruar Real Madridit, që nuk ka dëshiruar asnjë marrëveshje për kilianin.

Sipas raportimeve, agjenti i futbollistit i ishte afruar Realit duke kërkuar që ta kthenin në La Ligë, por trajneri Zinedine Zidane nuk e ka dëshiruar Sanchezin në ekip. Francezi është i kënaqur me skuadrën dhe kishte thënë se çdo marrëveshje për Sanchezin do të ishte transferim luksoz.

Gjithsesi, Reali është i hapur që ta transferojë si futbollist të lirë Sanchezin verën e ardhshme.