Sport

Mësohet kur do të vazhdojë ndeshja Kroaci – Kosovë

Burime nga FFK-ja kanë bërë të ditur se ndeshja Kroaci – Kosovë do të vazhdojë sot me fillim prej orës 14:30.

Ndeshja e vlefshme për xhiron e shtatë të Grupit I Kualifikues për Botërorin 2018 ishte ndërprerë pas 20 minutash, për shkak të të reshurave të mëdha të shiut.

Deri në atë moment rezultati ishte i barabartë 0 me 0.