Sport

Holanda me gjithë debaklin ende e ka në dorë kualifikimin

Holanda është në prag të dështimit për kualifikim në Botërorin 2018 të futbollit, pas humbjes së thellë 4:0 në udhëtim ndaj Francës. Por kapiteni Arjen Robben prapë është optimist se "tulipanët" mund të arrijnë në Rusi vitin e ardhshëm.

Franca tash kryeson Grupin A me 16 pikë, derisa Holanda është gjashtë pikë prapa dhe zë vendin e katërt. Është dy pikë prapa Bullgarisë që zë vendin e tretë dhe tri prapa Suedisë që zë vendin e dytë, përcjell Koha Ditore.

Humbja e Suedisë me shifrat 3:2 të enjten ndaj Bullgarisë, nënkupton se nëse Holanda fiton tri ndeshjet e saj të mbetura në eliminatore, prapë mund të përfundojë në vendin e dytë në grup dhe të luajë në barazh.

Fituesit e nëntë grupeve eliminatore në zonën e Evropës kualifikohen drejtpërdrejt në "Rusia 2018", derisa tetë përfaqësueset më të mira që përfundojnë në vend të dytë në grup do të luajnë për katër vende të tjera në barazh...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.