“Kuqezinjtë” llogarisin në tri pikë të reja

“Kuqezinjtë” llogarisin në tri pikë të reja

02 shtator 2017 08:45

Christian Panucci dëshiron që aventurën e tij në krye të Kombëtares së Shqipërisë në futboll ta nisë me fitore. Ndonëse në letër ndeshja me Lihtenshtajnin mund të duket e lehtë, për Panuccin dhe kombëtaren është me shumë peshë.

Trajneri italian ndaj Lihtenshtajnit do të debutojë si përzgjedhës i Shqipërisë, pasi në këtë post zëvendësoi Gianni de Biasin që ofroi dorëheqje më herët këtë verë.

Panucci në konferencën për shtyp të mbajtur të premten, ka insistuar se Shqipëria do të futet në fushë vetëm për fitore, ndërsa ka vlerësuar lart ekipin kundërshtar, shkruan Koha Ditore.

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Lihtenshtajnit do të zhvillohet të shtunën (sot) në stadiumin "Elbasan Arena" prej orës 18:00. Kjo ndeshje i takon Grupit G eliminator, në të cilin Shqipëria ka tubuar nëntë pikë pas gjashtë ndeshjeve derisa Lihtenshtajni është pa pikë. Pas ndeshjes me Lihtenshtajnin, Shqipëria do të jetë mysafire e Maqedonisë në Strumicë, më 5 shtator.

"Me Lihtenshtajnin aspak nuk është ndeshje e lehtë dhe për këtë arsye ekipi ka nevojë për përkrahjen e tifozëve. Lihtenshtajni nuk është aspak kundërshtar i lehtë dhe për këtë vazhdimisht ua kam tërhequr vërejtjen futbollistëve. E kemi parasysh që është një ekip i mirë dhe mbi të gjitha në eliminatore nuk ka ndeshje të lehta. Jemi të fokusuar në fitore, pasi për mua vetëm kjo është e rëndësishme", është shprehur Panucci...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme