Sport

Diego Costa përfshihet në skuadrën e Chelseat për Premier Ligë

Sulmuesi Diego Costa është në mesin e 25 lojtarëve që janë përfshirë në listën e Chelseat për ndeshjet e Premier Ligës.

Klubet e Premier Ligës duhej që deri sot në ora 17:00 të dorëzonin listën e lojtarëve, transmeton Koha.net.

Costa momentalisht është në Brazil dhe ka refuzuar që të kthehet në stërvitje me klubin londinez, pasi Antonio Conte i kishte thënë më parë Costas se nuk është në planet e tij dhe duhet të gjente skuadër të re, gjë që nuk ndodhi në këtë afat kalimtar.