Sport

Lëndohet Chiellini

Juventusi ka konfirmuar se është lënduar mbrojtësi Giorgio Chiellini në stërvitje me kombëtaren e Italisë.

Chiellini ka pësuar një lëndim në pulpën e këmbës, transmeton Koha.net.

Ai është larguar nga kampi i kombëtares italiane, dhe do të humbë ndeshjet ndaj Spanjës e Izraelit.

Raportohet se ai mund të mungojë deri në tri javë, që do të thotë se ai mund të humbë edhe ndeshjen e parë në Ligën e Kampionëve ndaj Barcelonës më 12 shtator.