Drejtori i Interit, Piero Ausilio ka zbuluar arsyen e tërheqjes nga gara për transferimin e mbrojtësit shqiptar, Shkodran Mustafi nga Arsenali.
Ausilio ka njoftuar se klubi i tij kishte ofruar 5 milionë euro për huazim, me të drejtë blerje për 25 milionë euro, por Arsenali kërkonte afër 35 milionë euro, aq sa kishte paguar për të verën e kaluar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLondinezët shpresonin në një përforcim të madh të ekipit gjatë kësaj vere, por transferuan vetëm Alexandre Lacazetten për 55 milionë euro, derisa Mustafi nuk iu bashkua të shiturve si Alex Oxlade-Chamberlain, Wojciech Szczesny, Gabriel e Kieran Gibbs.
“Bisedimet e vetme për një qendërmbrojtës ishin me Shkodran Mustafin, por kur pamë kërkesat e klubit të tij, ne e lamë të shkonte”, ka thënë Ausilio.