Sipas SkySports, mesfushori i Leicesterit Danny Drinkwater është në hapësirën për ushtrime të Chelseat në pritje të lejes nga klubi që t’i bashkohet skuadrës londineze.
Dy klubet pritet të merren vesh për transferimin e Drinkwaterit, ndërsa futbollisti po shpreson që gjithçka të bëhet sa më shpejtë që të jetë e mundur që të arrijë të kryejë testet mjekësore.
Chelsea po e synon Drinkwaterin si zëvendësues të Nemanja Matiqit që kaloi te Manchester Unitedi më herët gjatë verës.