Sport

Trepça ’89 fiton kryendeshjen ndaj Prishtinës, distancohet edhe më shumë në krye

Descriptive Text

Lideri i Superligës së Kosovës, Trepça ’89, ka mposhtur 1 me 0 Prishtinën në kryendeshjen e xhiros së 20-të.

Një gol i Oto John në minutën e katërt i mjaftoi mitrovicasve për fitoren e 15-të sivjet.

’89-shi tani udhëheq në tabelë me 48 pikë të tubuara, nëntë më shumë se ndjekësit Prishtina, Ferronikeli e Llapi, me këto dy të fundit që ndeshjen e mbetur e zhvillojnë mes vete.