Sport

Arsenali merr vendim për Mustafin e Sanchezin

Sky Sports raporton se në ditën e fundit të afatit kalimtar Arsenali ka marr vendimin përfundimtar për të ardhmen e Shkodran Mustafit e Alexis Sanchezit.

Sipas këtyre raporteve thuhet se asnjëri prej tyre nuk do të largohet në këtë afat kalimtar, për shkak të kohës së shkurtë për t’i zëvendësuar, transmeton Koha.net.

Arsenali nuk pranuar ndonjë ofertë për Sanchezin, ndërsa tani e tutje edhe nëse arrin ndonjë ofertë në drejtim të tij, nuk do të konsiderohet nga “Topçinjtë” pasi nuk mund të gjendet një zëvendësues i të njëjtit nivel për një kohë kaq të shkurtë.