Sport

Juve refuzon ofertën e lartë të Barcelonës për Dybalan

Juventusi nuk dëshiron ta shesë yllin e vet, Paulo Dybala dhe së fundmi raportohet se ka refuzuar një ofertë shumë të lartë të Barcelonës.

Corriere dello Sport raporton se Barcelona, që është në kërkim të zëvendësuesit të Neymarit, ka ofruar 160 milionë euro për shërbimet e argjentinasit, transmeton Koha.net.

Barcelona gjithashtu kërkon shërbimet e yllit të Liverpoolit, Philippe Coutinho, të cilin gjithashtu nuk dëshiron ta shesë skuadra angleze në këtë afat kalimtar.