Sport

Vettel rrezikon të humbasë kreun në garën e Ferrarit

Sebastian Vettel ka qenë në podium në garën e Shpërblimit të Madh të Italisë në dy vjetët e fundit, por çdo rezultat tjetër pos fitores të dielën, do të nënkuptojë se piloti gjerman i Ferrarit mund të humbasë kreun e renditjes në Formula 1.

Vettel është duke kryesuar renditjen me shtatë pikë epërsi ndaj britanikut të Mercedesit, Lewis Hamilton, që është dallimi i pikëve mes vendit të parë dhe të dytë në një garë, shkruan Reuters. Hamilton është kthyer furishëm nga pushimi, duke fituar garën e Shpërblimit të Madh të Belgjikës dhe ka pesë fitore këtë stinor karshi katër sa i ka Vettel.

Hamilton ka fituar në Monza në vitet 2014 e 2015 dhe doli i dyti vitin e kaluar. Me një fitore të dielën ai do të marrë kreun e renditjes, përcjell Koha Ditore.

Britaniku ka fituar po ashtu garat kualifikuese në Monza në tre vjetët e fundit.

Por, Ferrari ka zvogëluar disavantazhin ndaj Mercedesit dhe piloti i Ferrarit, Vettel mund të llogarisë në përkrahje të madhe të tifozëve në Monza, që llogaritet si garë vendase e Ferrarit...(Artikullin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.