Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Schroder ka pranuar rolin e liderit te Gjermania

Dallim të madh mund të bëjnë dy vjet. Kjo dëshmohet te rasti i Dennis Schroderit, yllit të NBA-së, që është rritur nga një lojtar i shpejtë i njohur si kontrovers deri te një lider prapa skenës, që i duhet Gjermanisë nëse dëshiron të kalojë fazën e parë të Eurobasketit, për herë të parë që nga viti 2011.

Schroder debutoi në një turne të madh me përfaqësuese në Eurobasket në vitin 2015, duke luajtur para adhuruesve të tij në Berlin, përcjell Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Derisa fundori performoi mirë në fushë, ishin veprat e tij jashtë parketit ato që e vunë në një pozitë të palakmueshme dhe shumë në rrethin e basketbollit gjerman kishin vënë në pyetje aftësitë e tij prej lideri.

Dy vjet më vonë, para ndeshjes së parë të Grupit B në Tel Aviv që Gjermania do ta luajë kundër Ukrainës, të enjten (sot), Schroder e di se gjërat janë ndryshe tash për dallim nga Berlini, dhe veçanërisht pas një stinori shpërthyes që pati në NBA me Atlanta Hawks...(Artikullin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.