Kelmendi nuk ka lëndim serioz, Kuka i kënaqur me paraqitjen e xhudistëve në Botëror

Kelmendi nuk ka lëndim serioz, Kuka i kënaqur me paraqitjen e xhudistëve në Botëror

31 gusht 2017 08:21

Trajneri Driton Kuka ka njoftuar se pas ekzaminimeve mjekësore, ka rezultuar se Kampionia Olimpike, Majlinda Kelmendi nuk ka pësuar lëndim serioz gjatë garës për medaljen e bronztë në Botërorin e xhudos.

Në një postim në Facebook, Kuka ka thënë se më së shumti është i kënaqur që Kelmendi nuk ka lëndim serioz, derisa ka lavdëruar performancën e xhudistëve në Botërorin e Budapestit.

“Një faleminderit Ambasadores Vuniqi dhe stafit të Ambasadës së shtetit tonë në Budapest për përkujdesjen ndaj ekipit tonë në çdo aspekt! Ekipi ynë sot kthehet në Kosovë nga Botërori,bukuria e sportit qëndron në fitore dhe humbje,detaje të vogla e pak fat sportiv na mungoj kësaj radhe por shkojmë tutje”, ka shkruar Kuka.

“Kampionja Jonë Olimpike pas ekzaminimeve që pati dje rezultojë që ska lëndim serioz dhe ky është lajmi që mua personalisht më gëzon më së shumti!
Majlinda, Nora, Distria e Akili kishin performansë më të mirë se rezultati prandaj vlerësoj paraqitjen e tyre”, ka shtuar ai.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme