Kololli afër transferimit në Bundesligë

Kololli afër transferimit në Bundesligë

30 gusht 2017 16:55

Sipas mediave zvicerane, kosovari Benjamin Kololli pritet të largohet nga Laussane, për t’u transferuar te ekipi gjerman i Bundesligës, Mainz 05.

Marrëveshja ndërmjet dy ekipeve thuhet të jetë arritur, dhe këto ditë Kololli do t’iu nënshtrohet testeve mjekësore, transmeton kp.

Reprezentuesi i Kosovës, është pjesë e Lausanne që nga viti 2016, duke luajtur në 33 ndeshje, dhe duke shënuar 10 gola dhe 4 asiste. 25 vjeçari, ka regjistruar dy paraqitje me fanellën e Kosovës.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme