Sipas Sky Sportit anglez, Liverpool ka filluar negociatat për transferimin e lojtarit të Arsenal, Alex Oxlade-Chamberlain.
‘The Gunners’ kishin arritur marrëveshje me Chelsean, për shitjen e anglezit për 35 milionë funta, por 24 vjeçari thuhet t’i ketë refuzuar ekipin nga ‘Stamford Bridge’, sepse preferon kalimin në ‘Anfield’, transmeton kp.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoChamberlain do të jetë pa kontratë në fund të këtij sezoni, dhe e ka refuzuar kontratën e re të ofruar nga ekipi londinez, duke bërë që e ardhmja e tij të shihet larg ‘Emirates’, me Chelsea dhe Liverpool, si dy ekipet më të interesuara për shërbimet e tij.