Sport

Keita zyrtarisht te Monaco

Keita Balde Diao zyrtarisht i është bashkuar Monacos nga Lazio për 30 milionë euro plus 5 të tjera në bonuse varësisht nga performanca.

Ai ka nënshkruar kontratë me kampionin francez deri më 2022.

Senegalezi shihet si zëvendësues i Kylian Mbappes që së shpejti pritet të zyrtarizoeht te PSG-ja.

22-vjeçari iu bashkua Lazios në vitin 2011. Ai sezonin e shkuar shënoi 16 gola dhe pati 5 asistime në 31 paraqitje në Serie A, shumica nga banka rezervë.