Sport

Xavi shpreh sërish dëshirën për t’u bërë trajner i Barçës

Legjenda e Barcelonës, Xavi Hernandes, ka ripërsëritur ëndrrën e tij për t’u bërë trajner i ish-klubit të tij.

Ikona e klubit thotë se është duke punuar në këtë drejtim, por shton se kjo ëndërr nuk mund të realizohet në sezonin e ardhshëm kur të largohet trajneri aktual Luis Enrique.

37-vjeçari që tani është pjesë e klubit Al Sadd në Katar thotë se ka akoma shumë gjëra për të mësuar në mënyrë që të jetë trajneri i duhur për Barçën.

“Të jem trajner i Barcelonës është ëndërr. Dhe jam rrugës për ta bërë këtë projekt. Jam duke punuar në profesionin e trajnerit dhe më duhet akoma të mësoj që të marr ‘zanatin’. Ka shumë gjëra që duhet të mësoj, por zëvendësimi i Luis Enriques sezonin e ardhshëm nuk është i mundshëm”, ka thënë ai për “Le Parisien”.