Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Manaj huazohet në Spanjë

Rei Manaj, sulmuesi i Shpresave të Shqipërisë, nuk ka mundur të bindë drejtuesit e Interit për të qëndruar me ekipin në këtë sezon dhe sërish është marrë vendimi për ta huazuar atë.

Ditën e sotme mediat italiane shkruajnë për sulmuesin shqiptar se ziklatrit kanë rënë dakord ta huazojnë lojtarin në ligën e dytë spanjolle te skuadra e Granadas.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Aventura e sezonit të kaluar te Pisa në Serie B, nuk shkoi si duhet për sulmuesin nga Lushnja, i cili këtë vit ka mundësinë që të tregojë vlerat e tij edhe në futbollin spanjoll për të bindur më pas drejtuesit e Interit që ta rikthejnë në skuadër.