Sport

Nesër dalin në shitje biletat e ndeshjes Kosovë U21 - Norvegji U21

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), njofton të gjithë të interesuarit se biletat për ndeshjen kualifikuese për Evropianin 2019, Kosovë U21 – Norvegji U21, e cila zhvillohet, të premten, më 1 shtator në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë, do të dalin në shitje të mërkurën, transmeton Koha.net.

Biletat do të shiten në Prishtinë, në një pikë shitëse në shesh, si dhe në agjensionin turistik “Malësia Reisen”.

Po ashtu biletat do të shiten edhe qendër të Mitrovicës, si dhe në ditën e ndeshjes para stadiumit.

Çmimet e biletave janë si vijon: Tribuna lindore 3 euro dhe tribuna perëndimore 5 euro.